This is default featured slide 4 title

You can completely customize the featured slides from the theme theme options page. You can also easily hide the slider from certain part of your site like: categories, tags, archives etc. More »

This is default featured slide 5 title

You can completely customize the featured slides from the theme theme options page. You can also easily hide the slider from certain part of your site like: categories, tags, archives etc. More »

Okuliste

More »

 

Kirurgjia e Kataraktes dhe Lentet Multifokale !

download

Katarakta eshte pergjegjese per uljen e pamjes.Katarakta eshte opacifikimim i kristalinit, një lente me fuqi të madhe perthyese e cila është e vendosur brenda syrit.

Kjo duhet operuara sepse  barnat nuk mund ta shërojnë ate.Operacioni realizohet në një ambient kirurgjikal steril dhe nën mikroskop. Përfaqëson një ndërhyrje kirurgjikale te rendesishme  sepse konsiston ne  heqjen nga syri te  një nga elementëve  e tij të brendshëm, kristalinin .

Qëndrimi në klinike prej disa orësh është i nevojshëm.Syri mund të anestetizohet me anë  të hedhjes së pikave dhe ne raste te vecanta  me anë të injeksioneve përreth tij.Heqja e kataraktës realizohet me ndihmën e një sonde me ultratinguj dhe zëvendësohet nga një lente artificiale që vendoset mbrapa pupiles – Lente MULTIFOKALE .

Incidentet apo vështirësite gjatë  operacionit  janë të rralla dhe të paparashikueshme., Ndonjëherë  ndodh qe nuk e lejojnë vendosjen e lentes.Mund të ndodhe rupturë e kapsulës (me pak se 1% të rasteve). Mund të ndodhë edhe hemorragji që thithet në pak ditë (në raste shumë të rralla , kjo mund të cojë në ulje të pamjes.

Ne pjesën më të madhe të rasteve (95 %) syri i operuar nga katarakta është  i padhimbshëm. Rekuperimi i pamjes eshte i ndjeshem qe ne ditet e para pas operacionit, dhe vjen gradualisht duke u permiresuar.Pas 2-3 javesh mund te behet edhe korrigjimi i pershtatshem me syze nese do te jete e nevojshme.

Demtimet e mepareshme te retines apo te nervit optik  mund të kufizojnë rekuperimin e pamjes. Edhe demtimet paraegzistuese te kornese(plaga korneale) mund te jene edhe ato shkak per kufizim te rekuperimit te pamjes.

Mjekimi post -operator konsiston në marrjen e kolireve me pika apo pomadë dhe mbylljen e syrit për një ose disa dite, sipas këshillës së kirurgut Në më shumë se 30 % të rasteve, pas operacionit mund të ndodhë një opacifikim i kapsulës posteriore që quhet “katarakta sekondare”, e cila është përgjegjëse për riuljen e pamjes.Në këtë rast duhet bere carja e kësaj kapsule me lazer yag.

Nderlikimet e operacionit

Megjithë rezultatet e shkëlqyera qe ofron kjo kirurgji , edhe operacioni i kataraktës  i bindet rregullit të përgjithshëm sipas së cilës nuk ka kirurgji pa risk. Kjo do të thotë se eshtë e pamundur qe kirurgu t’ju garantojë 100 % sukses të ndërhyrjes kirurgjikale.Ndërlikimet e rënda gjatë operacionit të kataraktës janë shumë të rralla. Ato mund të cojnë në një ndërhyrje tjetër kirurgjikale dhe të përfundojnë në rastet më ekstreme, në humbje të pamjes të syrit të operuar

Ndërlikime të tjera  më pak të rënda janë :

–   mbyllje jo e mirë e plagës operatore

–   rënie e pjesshme e kapakut të sipërm

–   hematomë e konjuktivës ose e kapakut

–   shikimi i pikave të zeza të lëvizshme (miza fluturuese) përpara syve

–   ndjeshmëri e rritur ndaj dritës/inflamacion i syrit

–   rritje e tensionit intra-okular

–   deformim i kornesë

–   pamje e dyfishuar

–   nevoja per mbajtje të korrigjimit me syze.