This is default featured slide 4 title

You can completely customize the featured slides from the theme theme options page. You can also easily hide the slider from certain part of your site like: categories, tags, archives etc. More »

This is default featured slide 5 title

You can completely customize the featured slides from the theme theme options page. You can also easily hide the slider from certain part of your site like: categories, tags, archives etc. More »

Okuliste

More »

 

Glaukoma(tensioni i syrit)

GLAUKOMA – Tensioni i syrit.

Glaukoma paraqet një sëmundje të rëndë të syrit e cila karakterizohet me dëmtin e nervit optik dhe ngushtimin e fushës vizive që shkaktohet në radhë të parë nga rritja tensionit të syrit.

Glaukoma zë vendin e dytë në botë si shkaktar i verbimit sipas Organizatës Botërore te Shëndetësise.

Glaukoma është quajtur “vjedhës i qetë i shikimit”, sepse zhvillohet pa pasur simptoma të dukshme derisa të zvogëlohet theksueshëm shikimi në njërin sy. Dhe nëse nuk diagnostifikohet dhe mjekohet në kohë shpesh çon në verbim.

Ekzistojnë disa faktorë të cilët mund të rrisin rrezikun e shfaqjes së glaukomës midis të cilëve: histori glaukome në familje, pirja e duhanit, sëmundja e sheqerit, anemia intensive apo ndonjë tragjedi e përjetuar, tension i lëvizshëm i gjakut në organizëm, hipermetropi e lartë, migrenë, trauma të përjetuara të syrit etj.

glaukoma-disku-2

glaukoma-disku-3 glaukoma-disku-4

 

Si pasojë e dëmtimit të nervit optik të syrit, ngushtohet fusha vizive (në fillim bie pamja periferike), e në fund, nëse nuk trajtohet, mund të sjell deri te verbërimi te plotë te pakthyeshëm. glaukoma-pamje-normale.

Pamja normale e syrit te prekur nga glaukoma. glaukoma-pamje-e-ngushtuar.

Pamja e syrit te prekur nga glaukoma. Fusha e pamjes e ngushtuar. Si shenja të hershme të glaukomës mund të shfaqen: kohë pas kohe shikim jo i qartë, shikim i rrathëve të ndritshëm rreth dritës, dhembje syri gjatë shikimit televizor.

Vizualizimi i dëmtimit të nervit optik bëhet duke kryer ekzaminimin e fushës vizive (perimetria). Perimetria është shumë e rëndësishme për përcaktimin e madhësisë së dëmtimit të fushës së pamjes dhe evolimit te semundejes, prandaj duhet të kryhet rregullisht cdo 3-4 muaj.

Po ashtu, ekzistojnë edhe metoda tjera me të cilat bëhet fotografimi i nervit optik dhe përcaktimi i dëmtimit të tij, ose trashesinë e fijeve nervore perreth nervit optik (ne OCT). fusha-vizive-1 . Perimetria. GLAUKOMA PRIMARE ME KEND TE HAPUR Forma më e shpeshtë është glaukoma primare me kënd të hapur, zhvillohet gradualisht dhe nuk ndjehet. Shfaqet tek 1% e popullatës apo tek personat mbi moshë 40 vjeçare. Në fazën fillestare nuk ka asnjë lloj simptomash. Shumica e njerëzve as që nuk dyshojnë se kanë probleme me sytë derisa të mos dëmtohet theksueshëm shikimi.

Glaukoma shpesh i prek te dy syte, por për fat nuk përparon njëkohësisht në të dy sytë. Nëse diagnostifikohet herët dhe mjekohet në kohë, mund të ndalohet humbja e shikimit. GLAUKOMA PRIMARE ME KEND TE MBYLLUR Kjo formë zhvillohet menjëherë, me rritje të shpejtë të tensionit të syrit, mund të ndodhë humbje pakthim e shikimit dhe prandaj për këtë lloj glaukome kërkohet intervenim dhe mjekim i shpejtë. Sulmi akut tek glaukoma me kënd të mbyllur zakonisht fillon në mbrëmje ose në hapësirë të errët kur drita është e dobët dhe bebet janë më zgjeruara. Të dy llojet e glaukomës me kënd të hapur dhe të mbyllur mund të jenë primare kur shkaku i shfaqjes së tyre është i paqartë, dhe sekondare kur shfaqet në bazë të një sëmundjeje tjetër të syrit (infeksion, katarakt, pas mbylljes së enës së gjakut të syrit (trombozë) apo ndonjë sëmundjeje tjetër sistematike.

Ekziston edhe glaukomë me tension të ulët (normal) të syrit. Ende nuk është studiuar, por është një formë mjaft e shpeshtë e kësaj sëmundjeje, ku tensioni i syrit është në kufij normalë, por megjithatë ka dëmtim të nervit të syrit. Konsiderohet se tek këta pacientë ka ndjeshmëri të rritur të nervit të syrit ndaj furnizimit të reduktuar me gjak të të njëjtit për shkaqe të tjera të shumta (për shembull arteroskleroza). Në këto kushte madje edhe tensioni normal i syrit është mjaft i madh sa të shkaktojë dëmtim të nervit të syrit. Glaukoma kongjenitale (glaukoma prej lindjes) – ekziston që në lindje. Glaukoma në varësi të llojit të glaukomës si dhe shkallës së progresit të kësaj sëmundjejemund të trajtohet në tri mënyra: terapia me medikamente (pika për sy) trajtim me laser trajtim operativ Ulja e tensionit të syrit së pari trajtohet me terapi medikamentoze. Nëse me hilacet me pika nuk arrihet stabilizimi i tensionit te syrit dhe nuk parandalohet demtimi i nervit optik, ose kur pacienti nuk mund ti marri hilacet atehere perdoren menyra kirurgjikale ose trajtim me lazer. Egzistojne disa lloj nderhurjesh kirurgjikale per glaukomën te cilat zgjidhen nga mjeku juaj ne varesi te llojit te glaukomës, stadit te saj dhe vecorive te syrit tuaj.  Po të keni glaukomë kjo do të thotë kontrollim dhe mjekim i rregullt deri në fund të jetës! Edhe pas operacinit per glaukomen ju duhet te vazhdoni te masni tensonin e syrit 1 here ne muaj dhe fushen vizive 1 here ne 3-4 muaj pa pasur probleme. Midis pacienteve egziston bindja qe verbohen pas operacionit te glaukomes. Kjo nuk eshte e vertete. Ne shumicen e rasteve verbimi pas operacionit te glaukomes vjen sepse operacioni e humbet efektivitetin e tij dhe tensioni i syrit rritet perseri duke sjelle demtimin e pakthyeshem te nervit optik. Shpesh glaukoma shfaqet në moshë mbi 35 vjet. Prandaj pas moshës 40 vjet nevojitet kontroll i rregullt i syve me matje të tensionit të syrit njëherë në vit!